Pas debatit të bujshëm në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u përplasën Ema Andrea dhe Ermal Mamaqi, erdhi nje reagim i aktores Egla Ceno. Me ironi të theksuar, Egla doli në mbrojtje të Ermalit, duke thumbuar njëkohësisht Emën për atë që e quajti “delir artistik”.
Ajo shkroi ndër të tjera: “Nuk të falet! Ti tashmë duhej ta kishe kuptuar se disa artistë nuk kanë kohë për të mësuar diçka të re, por gjejnë kohë për të dëmtuar punën e një artisti tjetër… Je ndjerë ndonjëherë gjeni me kohë të plotë ti, Ermal? Jo! Atëherë ç’ke? Ka artistë që nuk kanë nevojë për zhvillim personal sepse e kanë arritur perfeksionin. Po nga t’i dish ti këto gjëra o Ermal, fokusin e ke te vetja, jo te gara. P.S. keep going.”
Por mesa duket, as Ema Andrea nuk e ka kaluar pa reagim këtë postim. Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrë më të qetë dhe reflektuese:
“Unë dua të falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua. Më ka bërë të kuptoj se jam mirënjohëse për këdo që më ka dhuruar kohën në çfarëdo forme dhe formati. Uroj që ta kem merituar kohën tuaj…”
Kjo deklaratë u interpretua nga shumë ndjekës si një përgjigje elegante ndaj thumbave të koleges dhe debatit të krijuar rreth saj.

