Pas polemikave që ngjalli motra e saj, Kim, edhe Khloe Kardashian pohoi së fundi se mendon që zbritja në Hënë ka qenë e falsifikuar. "Nuk besoj tek ulja në Hënë. Ndihem keq sepse mendoj se e inkurajova Kim-in ta bënte atë pohim dhe e futa në shumë telashe", tha ajo pasi dyshohet se e kishte nxitur të motrën drejt kësaj teorie.
Duke reaguar ndaj deklaratës së Kim në emisionin “The Kardashians”, Khloe theksoi se ajo i qëndron besnike qëndrimit të saj. "Nuk mendoj se një gjë e tillë ka ndodhur. Besoj se unë dhe vëllai im i dhamë asaj shumë informacione. Ndihem keq për këtë, por i qëndroj mendimit tim", tha Kardashian.
Khloe pranoi se është e prirur edhe ndaj teorive të tjera konspirative, por kryesisht i mban ato për vete në mënyrë që të mos shkaktojë reagime negative. "Nuk pres që qeveria të pranojë se ulja në Hënë ishte e falsifikuar, sepse nëse pranojnë se nuk ka ndodhur... mendoj se ka një listë të gjatë gjërash që mund të hetosh, disa prej të cilave janë shumë të frikshme për t'u folur publikisht, sepse nuk do që askush të zemërohet me ty", shtoi ajo.
NASA i është përgjigjur zyrtarisht më parë edhe Kim-it, e cila tha në një episod të emisionit të saj se besonte që ulja në hënë e vitit 1969 ishte e falsifikuar. Administratori në detyrë i agjencisë, Sean Duffy, i tha asaj se astronautët me të vërtetë shkelën në satelitin e vetëm natyror të Tokës.


