KreuCelebrity

Besa Kokëdhima publikon foton e parë nga dasma e saj e fshehtë!

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i ka dhënë fund beqarisë verën që lamë pas, në një ceremoni që u zhvillua në jug të vendit.  Mirëpo fotot nga ceremonia arritën të qarkullonin në rrjete sociale, ku dhe u zbulua se djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.

Besa dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut. Dasma ka qenë shumë private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm. 

Besa Kokëdhima publikon foton e parë nga dasma e saj e fshehtë!

Së fundmi Besa ka publikuar në Instagram, një foto nga dasma e tyre, ku shfaqen vetëm duart e kapura bashkë dhe veshja e tyre e dasmës, duke mos ekspozuar fytyrat. Besa vazhdon të jetë shumë diskrete për këtë ditë të veçantë dhe është shprehur se kjo foto do të jetë e vetmja që ajo do të postojë.

“Ne jemi të dy të turpshëm dhe protektivë për dashurinë tonë, kështu që kjo është e vetmja gjë që do postoj. Unë i përkas të dashurit tim dhe ai më përket mua.”