KreuFashion

'Miss Universe' Jamaica bie nga skena, dërgohet me urgjencë në spital!

 

Gjatë konkurimit paraprak të Miss Universe 2025,  Gabrielle Henry, përfaqësuese e Jamaikës, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga skena, duke shkaktuar shqetësim të madh te publik dhe organizatorët. Publiku dhe stafi reaguan menjëherë dhe Gabrielle u mor nga ekipet mjekësore dhe u largua nga vendi me barelë.

Në një postim në Instagramin e tij, Raul Rocha, presidenti i konkursit të bukurisë 'Miss Universe', foli pas këtij incidenti.

"Dua të informoj 'familjen' e 'Miss Universe', e cila është e shqetësuar për shëndetin e 'Miss Universe' Jamaica, se në mesnatë sipas orës së Bangkokut dola nga spitali ku ajo po trajtohet. Isha atje me familjen e saj dhe me të, dhe për fat të mirë nuk pati thyerje kockash dhe ajo është në kujdes të mirë", shkroi ai.

Organizata e 'Miss Universe' Jamaica deklaroi, ndër të tjera, se ajo u transportua në Spitalin Paolo Rangsit dhe se jeta e saj nuk është në rrezik, por se mjekët po kryejnë analiza shtesë.

"U kërkojmë të gjithëve të qëndrojnë optimistë dhe të dërgojnë mendime pozitive ndërsa ajo merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. I falënderojmë të gjithë për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet e tyre të vazhdueshme", deklaruan ata.