Apple dhe dizenjuesi japonez Issey Miyake kanë nxjerr në treg iPhone Pocket, një aksesor inovativ dhe intersant për iPhone, i frymëzuar nga koncepti i “një cope tulle”. Ky produkt gërsheton kombinon stilin ikonik të markës me funksionalitetin e përditshëm.
iPhone Pocket ka një ndërtim unik prej rrjete 3D e projektuar për t'iu përshtatur çdo përmase të iPhone dhe artikujve të vegjël xhepi.
I lindur nga ideja e krijimit të një xhepi shtesë, dizajni i tij i thjeshtë e mbledh plotësisht iPhone-in, duke u zgjeruar për t'iu përshtatur artikujve të tjerë të përditshëm. Kur shtrihet, pëlhura prej rrjete zbulon në mënyrë delikate përmbajtjen e saj, duke u lejuar përdoruesve të shohin ekranin e telefonit.
iPhone Pocket mund të vishet në mënyra të ndryshme: në dorë, i lidhur me një çantë ose thjesht si "cross body" si një cantë. Ai vjen në dy variante:
Modeli me rrip të shkurtër është i disponueshëm në tetë ngjyra (limon, mandarinë, vjollcë, rozë, pavone, safir, kanellë dhe të zezë), çmimi 149,95 dollarë.

Modeli më rrip të gjatë në tre ngjyra (safir, kanellë dhe të zezë), çmimi 229,95 dollarë.

Ky produkt është koleksion i limituar dhe do të jetë i disponueshëm në SHBA nga e premtja e 14 nëntorit.
