KreuFashion

Chiara Ferragni shkëlqen me një fustan të stilistes së njohur shqiptare në “Los40 Music Awards” në Spanjë!

Chiara Ferragni shkëlqen me një fustan të stilistes së

Chiara Ferragni, një nga influencueset më të njohura italiane, u shfaq me një fustan të firmës shqiptare Nensi Dojaka gjatë ndarjes së çmimeve “Los40 Music Awards” që u mbajt në Spanjë.

Fustani, i cili mbante firmën e stilistes londineze me origjinë nga Tirana, ishte një shembull i përsosur i estetikës karakteristike të Dojakës – linja minimaliste, rripa të hollë dhe prerje të guximshme që theksojnë elegancën përmes ndërtimit delikat të formës.

Chiara Ferragni shkëlqen me një fustan të stilistes së

Sipas Grazia Daily UK, Nensi Dojaka njihet për “dizajnet e saj pothuajse të padukshme, që çojnë rripat e hollë, materialet e tejdukshme dhe de-strukturimin strategjik në një nivel të ri bukurie.”

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Dojakën, e cila prej vitesh është bërë një emër i dashur për yjet botërorë. Rihanna dhe Hailey Bieber janë ndër figurat e famshme që kanë veshur krijimet e saj në paraqitje publike, duke e kthyer Nensin në një nga emrat më të spikatur të modës bashkëkohore.

Me këtë paraqitje, Chiara Ferragni jo vetëm që konfirmoi lidhjen e fortë midis modës italiane dhe asaj shqiptare, por njëkohësisht i dha krijimeve të Nensi Dojakës një tjetër skenë ndërkombëtare për të shkëlqyer.