KreuFashion

Pesë tendencat IN Vjeshtë – Dimër 2025!

Për sezonin Vjeshtë/Dimër 2025-2026, stili do të marrë një tjetër dimension. Bordo sugjeron disa nga trendet që duhet t’i keni patjetër në gardërobën tuaj. Nga pamjet futuristike me elemente metalike, tek rikthimi i pikave në tekstura, aksesorët me pamje luksoze, lëkura prej kamoshi dhe jo vetëm, deri tek çizmet e gjata me përthyerje dhe çantat me thurje.

Pesë tendencat IN Vjeshtë – Dimër 2025!

Polka dots

Pikat, të njohura ndryshe si polkat, janë një motiv i përjetshëm, por këtë sezon vijnë përtej imagjinatës.  Ato do të shfaqen me ngjyra të theksuara dhe të ndritshme – nga teksturat e veshjeve të përditshme deri tek aksesorëve. Ideale për ata që duan një stil lozonjar dhe plot gjallëri. Stilistët guxuan të shfaqin printimet me pika në veshje si: xhaketa, fustane dhe pallto, me stile prekje teatrale dhe elegante.

Prekje luksoze

Nuk ka rëndësi vlera, por pamja. Aksesorë të frymëzuar nga luksi do të jenë qendra e vëmendjes së stinës. Zgjedhja ideale është pajisja më e re IQOS e cila në bashkëpunim me Seletti sjellin një aksesor që mishëron luksin, duke kombinuar të zezën dhe të artën, një përqasje estetike vërtet unike, e projektuar në çdo detaj për t’ju befasuar. Ky edicion i limituar IQOS dhe Seletti është një përzierje e teknologjisë moderne me stilin e sofistikuar.

Pesë tendencat IN Vjeshtë – Dimër 2025!

Lëkurë

Funde, pantallona dhe xhaketa prej lëkure do të jenë një motiv i preferuar për vjeshtën. Mund të zgjidhni ato me shkëlqim ose prej kamoshi, për një pamje “wild” dhe provokuese. Kjo veshje transmeton shumë luks dhe mund të vishet në çdo moment të ditës: pantallona ose xhaketë në punë, ose një fustan elegant për mbrëmje. Ngjyra si vishnja dhe kafeja, e kombinuar me silueta vintage do të jenë kryefjala, duke kombinuar pamjen tipike prej motoristi, por me një prekje paksa sensuale.

Pesë tendencat IN Vjeshtë – Dimër 2025!

Motivet me thurje

Çantat me motive thurjesh do të jenë një element dominues këtë dimër. Direkt nga pasarelat, me forma të ndryshme, të vogla ose super të mëdha, ato dallohen nga sensi i tyre praktik. Ngjyrat që spikasin më shumë do të jenë e gjelbra drejt fëstëkut, kafeja dhe e zeza me shkëlqim. Ky trend nxjerr në pah artin artizanal, por edhe stilin e rafinuar që paraqet ky aksesor.

 

Mocha Mousse

Fuqia e ngjyrës kafe vazhdon të qëndrojë në krye të nuancave të sezonit. Nga veshjet te aksesorët, nuanca Mocha Mousse do të përcaktojë krejt gardërobën tuaj duke dhuruar një pamje të sofistikuar, mes klasikes së përjetshme dhe modernes së rafinuar. Mund të zgjidhni nga fustanet dhe xhaketat, çantat dhe këpucët, një nuancë e ngrohtë e cila mund të kombinohet lehtësisht për çdo moshë.

 

Gazetari i ‘FiksFare’ që shëron zemrat: Pse burrat ushqehen me bukë e domate dhe gratë me emocione!