KreuCelebrity

U largua nga "BBVK" pa kaluar ende 24 orë, reagon për herë të parë Mentor Haziri!

Këngëtari i njohur Mentor Haziri u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” pas një qëndrimi të shkurtër, që zgjati pak më shumë se 24 orë. Largimi i tij erdhi për arsye personale, pasi Haziri bëri të ditur se ka humbur një familjar, një ngjarje që e ka prekur thellë emocionalisht.

Së fundmi Mentori ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka shpjeguar arsyet që e çuan drejt dorëheqjes, duke treguar se pas këtij vendimi qëndron një dhimbje e madhe familjare.

“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve e veçanërisht produksionin e Big Brother VIP Kosova. Ju më keni prit si me qenë njeri i shtëpisë, me zemër të hapur, me respekt e me shumë dashuri”

"Dhimbja ishte shumë e madhe për ta përballuar për një njeri që ka qenë shumë i afërt me mua… Zemërthyerja ishte më e madhe se sa ky vendim dhe ajo bëri të veten”

U largua nga "BBVK" pa kaluar ende 24 orë, reagon për