KreuCelebrity

Kush është vajza në prehërin e Butrinit Imerit? Poza intime ngjall reagime nga fansat

Një postim i vetëm ka mjaftuar që Butrint Imeri të kthehet sërish në qendër të vëmendjes.
Këngëtari publikoi në Instagram një foto misterioze dhe seksi, ku shihet ulur mbi një motor sportiv, ndërsa ne prehrin e tij ndodhet një vajzë e panjohur.

Pamja ka ngjallur menjëherë reagime, pasi pozicioni i dyshes, shikimi i tyre dhe atmosfera dramatike e fotos lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një skenë romantike ose dhe për xhirimet e një projekti të ri muzikor.

Kush është vajza në prehërin e Butrinit Imerit? Poza intime

Identiteti i vajzës nuk është zbuluar, gjë që vetëm ka shtuar dyshimet dhe komentet në rrjet. Ndjekësit po hamendësojnë për gjithçka: nga një romancë e mundshme deri te një videoklip që Butrinti po e mban ende të fshehtë.

Derisa këngëtari të thyejë heshtjen, fotoja vazhdon të qarkullojë dhe të frymëzojë teori pafund. Fansat mbeten në pritje: a është kjo thjesht një skenë artistike, apo Butrint Imeri po përgatitet të zbulojë diçka shumë më personale?