Fansat e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos më në fund kanë marrë lajmin që prisnin prej muajsh. Çifti më i komentuar i skenës shqiptare ka publikuar sot trailer-in e parë zyrtar të filmit të tyre të përbashkët, duke konfirmuar se projekti kinematografik është gati për në ekranin e madh.
Pamjet e shkurtra, të publikuara njëkohësisht në profilet e tyre në Instagram, kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.
Në trailer shfaqet një moment shumë i shkurtër, por që të jep përshtypjen e një fragmenti komik, duke njohur dhe natyrën e çifti Ejlli.
Megjithatë, edhe pse projekti tashmë është zyrtarizuar, detajet kryesore rreth tematikës dhe skenarit mbeten të fshehta. Prodhimi duket se është realizuar me kujdes maksimal, duke ruajtur surprizën deri në momentin e premierës.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë zbuluar edhe datën zyrtare të publikimit: filmi do të vijë në kinema në shkurt të vitit 2026, duke e shndërruar muajin e dashurisë në një festë të dyfishtë për fansat e tyre të shumtë.
Me kimistrinë karakteristike të çiftit, humorin spontan dhe pritjen e gjatë që i ka paraprirë këtij projekti, filmi pritet të jetë një nga ngjarjet kinematografike më të komentuara të vitit të ardhshëm. Fansat tashmë po numërojnë ditët deri në premierë, ndërsa traileri i shkurtër ka vetëm sa ka ndezur edhe më shumë kuriozitetin.
View this post on Instagram
