Cristiano Ronald dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez u nisën drejt Washingtonit për të marrë pjesë në mbrëmjen gala me princin e Arabisë Saudite. Dyshja ishin në mesin e të ftuarve të nderit të mbrëmjes së organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump. Një event ku morën pjesë politikanë dhe figura të shquara, por që tërhoqi vëmendjen mbi të gjitha për pamjen marramendëse të dy grave kryesore: Melania dhe Georgina.
Mbretëresha e vërtetë e mbrëmjes ishte padyshim Melania Trump, e cila ia vodhi vëmendjen të gjithë të ftuarve të tjerë me një fustan ngjyrë jeshile smeraldi nga Elie Saab. Zgjedhja e nuancës nuk ishte rastësi.
E gjelbra përfaqëson ngjyrën e flamurit të Arabisë Saudite, një homazh elegant për vendin pritës. Fustani i gjatë bust pa rripa, nxorri në pah hiret e Zonjës së Parë. Dizajni i sofistikuar nga stilisti libanez, i njohur për fustanet e tij në tapetin e kuq, konfirmoi edhe një herë ndjenjën e përsosur të modës së Melanias. Trump e kompletoi pamjen e saj me bizhuteri diskrete, por të çmuara, dhe flokë të lëshuar në formë ondesh që i jepnin formë fytyrës së saj. E bukur, elegante dhe plotësisht e qetë në rolin e saj, ajo demonstroi aftësinë e saj për të interpretuar gjuhën diplomatike me klas përmes modës.
Georgina Rodriguez nga ana tjetër u shfaq në darkën gala me të njëjtin fustan të zi Guy Laroche që Hilary Sëank veshi në Oscar të vitit 2005, kur fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë për filmin “Million Dollar Baby”. Është një fustan i gjatë me mëngë të gjata me bust të varur dhe shpinë të hapur sensuale. Fustani blu puthithej pas trupit, duke krijuar një efekt shumë të sofistikuar. Zgjedhja e Georgina Rodriguez për të veshur një pjesë kaq ikonike të historisë së modës tregon vëmendjen e saj ndaj detajeve dhe dashurinë e saj për pamjet e përjetshme. Dizajni ende duket ultramodern dhe në përputhje të plotë me trendet aktuale.

