Në mediat e huaja, prej ditësh ushqimi i rrugës u përmend si arsyeja më e mundshme e vdekjes tragjike së një familjeje turistësh gjermanë në Turqi. Por tani në përfundim të hetimeve, është krijuar bindja se familja prej katër anëtarësh me shumë gjasë humbi jetën nga një agjent kimik në hotelin e tyre.
Të gjithë ata u sëmurën rëndë rëndë në hotelin e tyre në Stamboll të mërkurën e kaluar, vetëm dy ditë pasi kishte udhëtuar atje nga Hamburgu, Gjermani. Fillimisht u mendua se familja kishte vdekur prej helmimit nga ushqimi pasi ata ishin nisur për në lagjen Besiktas në veri-lindje të qytetit për të provuar ushqimet lokale më 12 nëntor.
Por një raport paraprak nga instituti turk i mjekësisë ligjore ka zbuluar se vdekja e babait Servet, 38 vjeç, nënës Cigdem Bocek, 27 vjeç dhe dy fëmijëve të tyre Masal, tre dhe Kadir, gjashtë vjeç, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga helmimi me kimikate në hotel, raportoi transmetuesi shtetëror TRT.
Instituti i mjekësisë ligjore po shqyrton raportet e helmimit nga kimikatet e përdorura për të luftuar dëmtuesit në hotelin turk dhe kampione të marra atje janë duke u analizuar, sipas kanalit të lajmeve. Helmimi nga ushqimi nuk është përjashtuar plotësisht si shkaktar i mundshëm i vdekjeve, por probabiliteti konsiderohet të jetë i ulët.

