KreuCelebrity

Ti dhe babi.../Nëntë vite nga vdekja e tij tragjike, e motra përkujton Ergi Dinin!

 

Ti dhe babi.../Nëntë vite nga vdekja e tij tragjike, e motra

Nëntë vite pas ndarjes së tij tragjike nga jeta, motra e Ergi Dinit ka ndarë një kujtim prekës për këngëtarin e ndjerë. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Barbana ka kujtuar vëllain e saj, duke shprehur mallin, dhimbjen dhe dashurinë që nuk është zbehur me kalimin e viteve. Ajo ka publikuar një foto të Ergit, shoqëruar me një mesazh që prek zemrat e ndjekësve, duke theksuar se mungesa e tij ndihet çdo ditë, por kujtimi i tij mbetet i gjallë.

Ti dhe babi.../Nëntë vite nga vdekja e tij tragjike, e motra

 

Ergi Dini, fitues i edicionit të gjashtë të “X Factor Albania” dhe një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare, humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor në vitin 2016, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe publiku.

Postimi i Barbanes ka prekur sërish fansat, të cilët çdo vit kujtojnë talentin dhe ëmbëlsinë e artistit të ri që u shua shumë herët.