KreuCelebrity

E hoqën nga Top Channel pas komentit, çfarë kishte shkruar Arjan Konomi për opinionistët e "BBV"?

Mbrëmjen e djeshme në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin ishin të ftuar Arjan Konomi dhe Zhaklin Lekatari,  dy personazhe të njohur në opinionin publik, të cilët në këtë intervistë kanë folur pa dorashka. 

Arjani foli edhe për largimin e tij nga Top Channel, ku ishte opinionist në emisionin "Për'puthen" dhe arsyeja e vërtetë e largimit të tij nuk ishte ashtu si e mendonim. Arjani zbuloi se gjithçka nisi nga një koment kritik që ai kishte bërë publikisht ndaj opinionistëve të atëhershëm të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari. 

Më pas ishte telefonuar nga drejtuesit e televizionit dhe i ishte kërkuar që ta fshinte këtë koment, përndryshe do të largohej nga puna. Komenti që Arjani nuk pranoi ta fshinte u bë shkaku i largimit të tij nga Top Channel.

“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bëra në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e televizionit dhe më thanë ‘Hiqe’. Unë i thashë: ‘E kam postuar dhe nuk e heq’. Më bënë pezullim dhe më thanë që nëse nuk e heq, do largohesh. Okej i thashë, largohem unë. Unë u largova nga Top Channel për një postim që nuk e hoqa."

 

Çfarë shkruante Konomi në postimin që i kushtoi vendin e punës?

"Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i degjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”

 Në atë kohë, Arjani shkruante se ndjente një “shije të hidhur” nga mënyra se si opinionistët po e trajtonin formatin "BBV".