KreuCelebrity

Ekskluzivisht për Bordo, Albi & Xhesi flasin troç: Egoja na prishi punë…por zbulojmë çfarë na mban ende bashkë!

Ekskluzivisht për Bordo, Albi & Xhesi flasin troç: Egoja na

Harmoni, kimi dhe një sinqeritet që të bën për vete, kështu vijnë Albi dhe Xhesi në intervistën e tyre ekskluzivisht për Bordo, ku flasin pa filtra për pikat e forta dhe dobësitë që i bëjnë edhe më njerëzorë.

Çfarë pëlqejnë më shumë tek njëri-tjetri?

Me një buzëqeshje të ëmbël, Xhesi e nis e para:

“Nga pamja fizike unë vdes për sytë e Albit. E kam thënë dhe më parë… Ndërsa nga karakteri, ka shumë cilësi. Është shumë punëtor.”

Albi, i rezervuar por plot dashuri, ia kthen me një komplement që çdo vajzë do të donte ta dëgjonte:

“Tek Xhesi nga ana fizike nuk mund të veçoj dot një gjë. Më pëlqen në tërësi. Nga ana shpirtërore dhe morale? Është shumë e fortë, e drejtë, besnike dhe shumë e respektueshme.”

Kur sinqeriteti bëhet pjesë e recetës së dashurisë: Çfarë nuk pëlqejnë tek njëri-tjetri?

Me pak humor dhe pak ndrojtje, çifti pranon se ka një “dobësi” që i bashkon:

“Egoja…,” thonë të dy njëzëri, duke qeshur.

“Por kemi bërë premtim që do ta rregullojmë,” shton Albi.

Ai zbulon edhe një anë tjetër të përditshmërisë së tyre:

“Ndonjëherë, impulsiviteti i Xhesit… por ndodh. Jemi shqiptarë, vijmë nga troje të ndryshme, ndoshta na kategorizon pak.”

Ndërsa më pas, me shumë natyrshmëri, ajo pranon:

“Pak ndonjëherë del në pah edhe arroganca… pak fare. E kemi të dy, kështu që është e pranueshme.”

Intervista e plotë më poshtë: