Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e filmit të parë të Turjan Hyskos, “Kazerma”, dhe emocionet ishin të papërshkrueshme. Në një rrëfim ekskluziv për Bordo, Hysko ndau thelbin e filmit dhe mesazhin që dëshiron të marrë publiku pas shfaqjes.
Ai e përshkroi “Kazermën” si një reality show në formë filmi, një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, por theksoi se ajo çka mbetet pas pamjeve dhe tensioneve është një mesazh thelbësor për shoqërinë shqiptare.
“Shoqëria jonë është e dhunshme në politikë, në media, në rrugë, në shkolla… kudo. Nuk mund ta ndryshoj politikën, por mund të ndikoj tek media, personazhet publikë dhe mënyra se si komunikojmë me njëri-tjetrin,” tha Hysko, me emocion.
Ai theksoi se mesazhi që donte të ndante me të gjithë audiencën dhe shpresonte se do i bënte të gjithë ata që do të shikonin filmin të reflektonin ishte kjo:
“Kujdes, sepse fjala vret. Nëse edhe një person reflekton para se të reagojë në një konflikt, filmi ka arritur qëllimin e vet.”
Mesazhi i tij përfundimtar ishte një paralajmërim dhe një thirrje për reflektim:
“Shoqëria e dhunshme ka gjasa që dhuna të kthehet tek ti një ditë. Kujdes me fjalën.”
Kazerma’ nuk është thjesht një film argëtues është një thirrje për ndërgjegjësim, dhe premierë e saj u prit me entuziazëm nga audienca, e cila u largua e menduar dhe duke reflektuar!Video e plotë më poshtë:
