KreuCelebrity

“Sa herë përmendet në media..”Ish gruaja e Justin Trudeau reagon për herë të parë për romancën me Katy Perry!

“Sa herë përmendet në media..”Ish gruaja e Justin

Moderatorja Sophie Grégoire thotë se përpiqet të mos lëndohet nga vëmendja që po merr lidhja e ish-bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, me këngëtaren Katy Perry, ndonëse pranon se lajmet e shumta e prekin emocionalisht.

“Sa herë përmendet në media..”Ish gruaja e Justin

Ish-bashkëshortja thotë se zgjedh qetësinë mes romancës së Justin Trudeau me Katy Perry

Sipas Page Six, Grégoire, 50 vjeçe, foli publikisht për herë të parë rreth kësaj romance gjatë paraqitjes së saj në podcast-in “Arlene Is Alone”, të publikuar më 13 nëntor. Ajo i tha moderatores Arlene Dickinson: “Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe gjërat na prekin. Por mënyra si reagojmë është zgjedhja jonë. Unë zgjedh të dëgjoj muzikën, jo zhurmën.”

Ajo shtoi: “Çfarë bëj unë me këtë situatë është vendimi im. A do të thotë që unë nuk kam emocione? Që nuk qaj, nuk bërtas, nuk qesh? Absolutisht jo!”

Grégoire theksoi se pavarësisht ndarjes, ajo dhe Trudeau vazhdojnë të kenë një jetë të përbashkët familjare dhe se nuk e quan veten “nënë e vetme”. Ajo e vlerësoi Trudeau-n si “një baba me dashuri të thellë dhe gjithmonë i pranishëm për fëmijët e tij.”

“I kemi rritur fëmijët bashkë,” shtoi ajo.

Sipas CNN, Grégoire dhe Trudeau, 53 vjeç, njoftuan ndarjen e tyre në gusht 2023, pas një martese që zgjati nga viti 2005. Çifti ka tre fëmijë: Xavier, 18 vjeç; Ella-Grace, 16 vjeç; dhe Hadrien, 11 vjeç.

Trudeau dhe Perry u lidhën publikisht për herë të parë në korrik, pasi u panë në një darkë në Montreal, Kanada. Lidhja e tyre mori vëmendje të gjerë në tetor, kur u fotografuan të kapur për dore në kabarenë “Crazy Horse” në Paris, gjatë festimeve për ditëlindjen e 41-të të Perry-t.