KreuCelebrity

Lidhje me biznesmenin e martuar? Egli Tako kërcënon me gjyq!

Lidhje me biznesmenin e martuar? Egli Tako kërcënon me gjyq!

Egli Tako, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar me tone të ashpra pasi emri i saj u përfshi në thashetheme për një lidhje të supozuar me biznesmenin Endri Topalli.

Lajmet nisën të qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e vënë Eglin në qendër të vëmendjes dhe duke hapur diskutime të shumta mes ndjekësve.

Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje. Ajo publikoi një reagim të shkurtër në Instagram, platformën ku komunikon zakonisht me publikun.

Mesazhi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe pa asnjë hapësirë për interpretime:

“Shihemi në gjyq.”

Me këto fjalë, Egli la të kuptohej se është gati të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kujtdo që ka përhapur ose shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta apo dëmtuese për imazhin e saj.

Ky reagim ka shtuar sërish zhurmën në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse Egli do ta çojë realisht çështjen në gjykatë.