KreuCelebrity

"Jetë a vdekje" Aktori krahason Big Brother Vip me Kazermën: Një pasqyrim i realitetit tonë!

"Jetë a vdekje" Aktori krahason Big Brother Vip me Kazermën:

Aktori Gert Ferra, në një intervistë ekskluzive për revistën “Bordo” gjatë premierës së "Kazerma" ka folur për eksperiencën e tij në filmin duke e përshkruar projektin si të thellë, të fortë dhe jashtëzakonisht realist. I pyetur se si do ta përshkruante filmin vetëm me një fjalë, Ferra zgjodhi “Ekspresive”, “Reality, Një e vërtetë e madhe.”

Duke u ndalur te roli i tij, Ferra tregoi se personazhi që interpreton është i mbushur me mllef e inat emocione që shpesh shfaqen natyrshëm në një garë ku pjesëmarrësit synojnë të fitojnë para “qyl”, ndonëse, sipas tij, asgjë nuk është qyl në një përvojë të tillë.

“Është jetë a vdekje, dhe unë e pashë me sytë e mi,” u shpreh ai, duke theksuar se flet nga përvoja personale e pjesëmarrjes në një format realitetesh.

Ferra nënvizoi se “Kazerma” është një pasqyrim deri në asht, si i realitetit të një reality show, ashtu edhe i realitetit të përditshëm që jeton shoqëria jonë. Ai shtoi se nuk ka vend për hipokrizi kur bëhet fjalë për impaktin e formateve televizive si Big Brother.

“Mos të bëjmë sikur Big Brother nuk shihet. Shihet deri në ekstrem, dhe mirë bëjnë që e shohin,” tha ai me sinqeritet.

Në mbyllje, aktori theksoi se ajo që ekipi i “Kazermës” ka sjellë në ekran është një realitet i zhveshur nga çdo filtër një histori që reflekton mënyrën se si jeton, reagojnë dhe përballen shqiptarët me njëri-tjetrin.

Intervista e plotë më poshtë: