KreuCelebrity

U rrëzua nga skena, si është gjendja e Miss Xhamajkës?

Gjatë konkurimit paraprak të Miss Universe 2025,  Gabrielle Henry, përfaqësuese e Jamaikës, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga skena, duke shkaktuar shqetësim të madh te publik dhe organizatorët. Gabrielle Henry nuk u shfaq në natën finale të Miss Universe të enjten, më 20 nëntor, pasi ndodhej ende në spital.

Organizatorët e Miss Universe konfirmuan se gjendja e Henry-t mbetet e rëndë dhe se ajo po vazhdon të marrë trajtim të specializuar. Sipas mjekëve, për shkak të plagëve dhe komplikimeve të mundshme, 23-vjeçarja do të duhet të qëndrojë në repartin e kujdesit intensiv për të paktën edhe një javë, derisa gjendja e saj të stabilizohet plotësisht. Mjekët po e monitorojnë nga afër çdo ndryshim, duke theksuar se kjo periudhë është kritike për shërimin e saj.

Pronari i Miss Universe, Raul Rocha, njoftoi në Instagram se kishte vizituar Henry-n në spital në Bangkok, duke konfirmuar se ajo nuk kishte pësuar fraktura dhe ishte nën kujdes mjekësor të specializuar.