KreuCelebrity

Shqetësime për shëndetin e George Clooney-yt: Po shfaq shenjat e një tjetër ylli hollivudian...

Shqetësime për shëndetin e George Clooney-yt: Po shfaq shenjat e

George Clooney po kalon një periudhë sfiduese që ka alarmuar miqtë dhe kolegët e tij në Hollywood. Aktori 64-vjeçar pranoi së fundmi se ka nisur të hasë vështirësi në mësimin përmendësh të replikave gjatë xhirimeve – diçka që ai vetë e konsideronte dikur një nga pikat e tij më të forta.

Zbulimi u bë gjatë promovimit të filmit të tij të ri në Netflix, “Jay Kelly”, ku Clooney interpreton një yll filmi të plakur dhe të lodhur. Roli, sipas burimeve, e ka bërë aktorin të reflektojë më shumë mbi kohën, karrierën dhe brishtesine e njeriut.

Gjatë një bisede me regjisorin Noah Baumbach, Clooney u përball me një montazh momentesh ikonike nga karriera e tij – nga vitet e hershme te “The Facts of Life”, deri tek suksesi i madh me “ER” në vitet ’90. Ky rikthim emocional në të shkuarën, i kombinuar me vështirësitë e fundit të kujtesës, ka nxitur shqetësime në industrinë e argëtimit.

Një burim për “Radar” shprehet: “Njerëzit po pyesin veten. Po plakja e natyrshme apo ka diçka më shumë? Ai po flet hapur për harrimin e replikave — gjë që nuk është tipike për të.”

Clooney prej vitesh është krenuar për mprehtësinë, ritmin e shpejtë të të menduarit dhe aftësinë për të reaguar menjëherë në skenë. Kjo e bën situatën edhe më të ndjeshme për të.

Këto shqetësime kanë rikthyer në vëmendje rastin e Bruce Willis, i cili para se të diagnostikohej me afazi dhe më pas demencë frontotemporale, nisi të kishte:

vështirësi me mësimin e dialogëve,
nevojë për ndihmë në sheshxhirim,
harronte skenarin
lodhje mendore gjatë skenave të gjata,
konfuzion të lehtë në situata profesionale.

Shqetësime për shëndetin e George Clooney-yt: Po shfaq shenjat e