Pas dy vitesh lidhje, aktorët turq Özge Yağız dhe Burak Berkay Akgül thuhet se janë ndarë. Çifti, i cili filloi romancën e tij gjatë xhirimeve të serialit Safir në vitin 2023, kishte njoftuar publikisht lidhjen në rrjetet sociale dhe madje flitej se mund të martoheshin.

Sipas raportimeve, të dy aktorët kanë hequr të gjitha fotot ku shfaqeshin së bashku në rrjetet sociale, gjë që ka çuar në komente të shumta: “A ka përfunduar lidhja papritmas?”, “Nëse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, ka shpresë për rikthim”. Ende nuk dihet nëse ky veprim ishte një vendim i momentit apo pas vendimit për t’u ndarë, por fakti që ata nuk vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin ka nxitur spekulime se mund të ketë një pajtim në të ardhmen.
Burimi i mundshëm i krizës lidhet me marrëdhënien me distancë, pasi Özge Yağız aktualisht është e angazhuar në serialin e saj të ri në Rize. Në një intervistë të fundit gjatë vizitës së saj në Stamboll, aktorja pranoi: “Burak vetëm një herë ka mundur të vijë në Rize” duke nënkuptuar se distanca mund të ketë krijuar tension në lidhje.

Megjithatë, vetëm muajin e kaluar, Burak Berkay Akgül kishte postuar një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e Özge Yağız, duke shkruar: “Të qesh me ty, të rritem me ty, të ndaj ëndrrat dhe të dua çdo ditë nga e para… Sa mirë që ekziston, sa mirë që linde, e dashura ime.”

Edhe pse asnjë nga aktorët nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, veprimet e tyre në rrjetet sociale flasin qartë për një krizë në marrëdhënie. Fansat tani ndajnë mendimet mes shpresës për rikthim dhe trishtimit për përfundimin e një historie dashurie që nisi me shumë entuziazëm dhe u ndoq me emocion nga publiku.

