KreuCelebrity

“Dua arushin tim” Alba shpërthen në lot pas debatit në BBVK

“Dua arushin tim” Alba shpërthen në lot pas debatit

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova ka sjellë tension të madh, pasi gjatë prime-it u transmetua një video ku Alba Pollozhani u pa në situata të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona Binakaj. Menjëherë pas shpërthimit të debatit, Alba reagoi ashpër, duke kundërshtuar mënyrën si ishte paraqitur në klip.

Pasi u përplas verbalisht me moderatorin Alaudin Hamiti, ajo u largua nga banorët dhe u drejtua e vetme në dhomën e gjumit. E mërzitur dhe e tronditur, Alba është parë duke qarë dhe duke kërkuar me ngulm arushin e saj, të cilin e cilëson si një dhuratë me rëndësi të veçantë emocionale.

“E dua arushin tim tani, është dhuratë emocionale për mua,” ka thënë ajo me insistim, duke mohuar kategorikisht se ka pasur qëllime bullizuese ndaj Elijonës.

E nervozuar dhe e lënduar, Alba ka akuzuar produksionin për montazh të padrejtë dhe është mbyllur në dhomë, duke mos pranuar të flasë me askënd. Ndërkohë, banorët e tjerë janë shfaqur të shqetësuar për gjendjen e saj, pasi ajo ka mbetur e izoluar dhe duket se po e përjeton rëndë situatën.

Ende nuk dihet nëse Alba është thirrur në dhomën e rrëfimit apo nëse po mendon të braktisë përfundimisht shtëpinë. Produksioni i BBVK nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen e saj.