KreuCelebrity

"Sistem i fëlliqur": Akuzat për produksionin, Alba po largohet nga shtëpia e BBVK ?

"Sistem i fëlliqur": Akuzat për produksionin, Alba po

Mbrëmja në Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer në tension, pasi Alba Pollozhani ka hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë si me produksionin, ashtu edhe me moderatorin Alaudin Hamiti.

Shkak u bë një klip i transmetuar për të, ku paraqiteshin momentet gjatë javës ku ajo dhe Benita dyshohej se kishin bullizuar banoren e re, Elijona Binakaj. Menjëherë pas shfaqjes së pamjeve, Alba reagoi ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si ishte montuar materiali dhe duke e cilësuar atë “tendencioz” dhe “të padrejtë”.

Debati me Alaudinin u nxeu shpejt, dhe nga akuza për manipulim, situata degjeneroi në tone të larta. E irrituar, Alba u çua në këmbë dhe deklaroi publikisht se ishte gati të largohej nga shtëpia.

Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte teksa largohej nga vendi ku po diskutohej.

A do të qëndrojë Alba në BBVK apo do t’i japë fund rrugëtimit të saj? Kjo mbetet ende e paqartë. Ndërkohë, rrjetet sociale kanë shpërthyer me reagime, dhe publiku pret me kureshtje që produksioni të reagojë për ngjarjen.