KreuCelebrity

Shpëtoi burrin nga mbytja, Giorgia Meloni përshëndet heroin shqiptar: E përmend në Instagram!

Shpëtoi burrin nga mbytja, Giorgia Meloni përshëndet heroin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar me vlerësime të larta për veprimin heroik të të riut shqiptar, Elton Zefi, i cili shpëtoi nga mbytja një 85-vjeçar pasi makina e këtij të fundit përfundoi në lumë.

Shpëtoi burrin nga mbytja, Giorgia Meloni përshëndet heroin

Në një postim në Instagram, Meloni e cilësoi Zefin “hero”, duke theksuar se falë guximit dhe altruizmit të tij, u shpëtua një jetë. “Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkroi ajo.

Elton Zefi, 32 vjeç, nuk ngurroi asnjë sekondë kur pa automjetin të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u fut menjëherë në lumë dhe, me ndihmën e një personi tjetër që ndodhej aty pranë, arriti të nxirrte nga makina biznesmenin 85-vjeçar Giuseppe Salvalajo, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda dhe ishte në rrezik serioz për t’u mbytur.