Aktori që interpretoi djalin e John Travoltës në filmin me gangsterë Gotti ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare.
Spencer Lofranco ndërroi jetë se fundi dhe vëllai i tij, Santino, e njoftoi lajmin me një postim emocional në rrjetet sociale.
"Te legjenda @roccowinning. Vëllai im. Jetove një jetë që vetëm disa mund ta ëndërrojnë. Ndryshove jetën e njerëzve, dhe tani je me Zotin. Përherë do të të dua dhe do të më mungosh, Bear. U prehsh në paqe. 18 tetor 1992 – 18 nëntor 2025."
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, dhe autoritetet në British Columbia po hetojnë tragjedinë, raporton Mirror.
Spencer njihej më së shumti për rolin kryesor si James Burns në dramën e vitit 2014 Jamesy Boy. Ai interpretoi një adoleshent që ishte futur në burg për shitje armësh dhe posedim droge. Më pas ai vazhdoi me role në dy drama të tjera kriminale: Unbroken, përkrah Angelina Jolie, dhe Dixieland, të cilat u publikuan në vitet 2014 dhe 2015.


