KreuCelebrity

Shpat Kasapi drejt hyrjes në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë po qarkullon

Shpat Kasapi drejt hyrjes në Big Brother VIP Albania 5? Ja

Shpat Kasapi pritet të rikthehet fuqishëm në vëmendjen e publikut, por këtë herë jo përmes projekteve muzikore. Këngëtari, sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, është shumë pranë hyrjes në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.

Informacionet nga Tirana tregojnë se Kasapi ka pranuar ftesën dhe se marrëveshja me produksionin është drejt finalizimit. Nëse ky konfirmim zyrtarizohet, Shpati do të jetë ndër emrat më të komentuar të sezonit të ri të reality show-t.

Ky zhvillim vjen në një periudhë të ndjeshme për jetën e tij private, ku mediat kanë spekuluar së fundmi për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja Selvija. Ndërkohë, vetë Selvija i ka mohuar prerazi lajmet se mund të jetë pjesë e formatit. Në një reagim për ndjekësit, ajo është shprehur qartë: “Jo, as që dua të dal nëpër televizione më, e lëre më në Big”.

Tani, sytë e publikut janë drejtuar nga Shpati, i cili pritet të vendosë nëse do të tregojë versionin e tij të ngjarjeve brenda një prej skenave më të mëdha televizive në vend. Hyrja e tij potenciale pritet të ndezë diskutime, të hapë debate dhe të tërheqë vëmendjen e mediave e rrjeteve sociale.