KreuCelebrity

Çiljeta Xhilaga i shpreh dashurinë Alban Hoxhës: Lumturia jonë nuk ka pasur nevojë për zhurmë

Çiljeta Xhilaga i shpreh dashurinë Alban Hoxhës: Lumturia

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga i ka dedikuar sot një mesazh tejet emocional partnerit të saj, futbollistit Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim në Instagram, ajo ndau një foto të thjeshtë, por që përfaqëson për të “një nga ditët më të lumtura” që kanë kaluar bashkë.

Në fjalët e saj, Çiljeta thotë se lumturia e tyre nuk ka pasur kurrë nevojë për bujë, por është ndërtuar mbi një të vërtetë të fuqishme: ata janë “dy”, me një dashuri që nuk dorëzohet kurrë. Ajo e përshkruan marrëdhënien e tyre si një histori me flakë – me grindje, mall, dhe përqafime që shërojnë. “Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë”, shkruan ajo.

Çiljeta gjithashtu vlerëson rolin e Albanit si baba, duke theksuar se ai rrit me dashuri dhe sakrifica dy djemtë e tyre, të cilët sipas saj janë “pasuria më e madhe” që kanë. Ajo falënderon partnerin për qëndrimin e tij kur situatat janë vështirësuar: “Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje … Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde, për karakterin tënd të hekurt.”

Këngëtarja e mbyll urimin me një bekim: ajo uroj që Zoti të mbajë zemrën e Albanit “të fortë e të ndritshme”, që ëndrrat e tij të fluturojnë, dhe që familja e tyre të rritet me qetësi, begati dhe gëzim. “Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”, përfundon Çiljeta.

Ky mesazh vjen në një moment kur çifti është prej vitesh në sy të publikut si një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Ata kanë ndërtuar një histori të qëndrueshme: bashkëjetojnë prej kohësh dhe kanë folur publikisht për planet e tyre për fëmijë dhe marte;.

Në rrjete sociale, ndjekësit kanë reaguar me emocion, duke përgëzuar Çiljetën për sinqeritetin dhe dashurinë e saj të thellë.