KreuCelebrity

Kush i dërgoi tufën me trëndafila Hatit në premierën e filmit Kazerma?!

Kush i dërgoi tufën me trëndafila Hatit në premierën e

Premiera e filmit "Kazerma" ishte një nga eventet më të rëndësishme të mbrëmjes së e djeshme.

Me producent Turjan Hyskon, Kazerma është prodhimi i parë që shfaqet si një reality show në formë filmi, duke tërhequr vëmendjen e publikut me situata dramatike dhe tensione reale. Por pas kësaj fasade argëtuese fshihet një mesazh i thellë: reflektimi mbi dhunën në shoqërinë shqiptare nga politika dhe media, tek marrëdhëniet e përditshme dhe komunikimi mes njerëzve.

Ky prodhim sjell në ekranin e kinemasë, një kast të mirënjohur aktorësh, por jo vetëm edhe personazhe të njohur të medias dhe rrjeteve sociale, një ndër to është dhe influencerja dhe tiktoker-ja e njohur Hati. 

E cila mendohet se ka një rol jo të vogël në këtë film dhe sigurisht prezenca e saj në premierën e tij nuk mund të mungonte. Por përveç kësaj ajo pati dhe një surprizë të këndshme, një tufë gjingande me trëndafila, të cilën në videon ekskluzive të Revistës Bordo dëgjohet të thotë se: "Është shumë e rëndë dhe nuk e mban dot", por kjo nuk e ndaloi influenceren që të shkrepi disa foto Instagrami.

Ajo që ngeli engim ishte personi që fshihej pas kësaj dhuratë kaq të ëmbel, i cili mesa duket nuk u bë publik, por ngelet ta zbulojmë një herë tjetër. 

Për më tepër ndiqni videon e plotë: