KreuCelebrity

Shumë pasqyra: Sara Hoxha ndan pamje nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 5!

Shumë pasqyra: Sara Hoxha ndan pamje nga shtëpia e Big Brother Vip

Big Brother VIP Albania po përgatitet për edicionin e pestë, që pritet të nisë më 20 dhjetor, dhe mediat kane zbuluar disa nga emrat që pritet të futen në shtëpi.

Producentja Sara Hoxha ka ndezur edhe më shumë kuriozitetin me një postim të ri në Instagram. Teksa publikoi një foto nga një cep i shtëpisë, ajo shkroi: “Are you ready?” (Jeni gati?)

Në imazh duket një mur interesant i dekoruar me pllaka pasqyre, ndërsa në dysheme shihen qartë mbetjet e punimeve dhe mbrojtëset plastike — një shenjë e qartë që shtëpia më e famshme në vend është në fazën finale të ndërtimit dhe po i jepet dora e fundit detajeve.

Shumë pasqyra: Sara Hoxha ndan pamje nga shtëpia e Big Brother Vip

 

Ky postim konfirmon se çdo gjë po shkon drejt përfundimit për spektaklin që do të rikthehet në dhjetor, i moderuar nga Ledion Liço.