KreuCelebrity

Partnerja e ish-banorit të "BBV" humb fëmijën: Tani të ka parajsa...

Këngëtari dhe ish-banori i "BBV", Endrik Beba dhe partnerja e tij, Klea kanë njoftuar përmes një postimi në Instagram se kanë humbur fëmijën që prisnin të vinte në jetë. Klea e ndau lajmin e trishtë me ndjekësit e saj, duke publikuar disa fotografi ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

Çifti kishte vendosur që këtë shtatzani të dytë të Kleas ta mbanin të fshehtë për publikun edhe pse ata vitin e kaluar janë bërë prindër të një vajze.

Vetëm pas humbjes së foshnjës, Klea vendosi t’a bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.

Partnerja e ish-banorit të "BBV" humb fëmijën: TaniPartnerja e ish-banorit të "BBV" humb fëmijën: Tani