KreuCelebrity

Drogë në "BBVK"? Çfarë fshehën banorët në qese poshtë banakut?

 

Ka kaluar më shumë se një javë nga fillimi i sezonit të ri të "BBV Kosova" dhe dramat nuk kanë munguar. 

Pas zhdukjes së Albës nga shtëpia për më shumë se 20 orë pas përfundimit të prime-t të kaluar, justifikim i cili deri tani nuk është dhënë, një tjetër sekret duket se u ka rrëshkitur nga duart banorëve dhe produksionit. 

Është bërë virale video-ja ku në kuzhinë ndodhen Dolce dhe Edi, i cili merr një qese transparente me diçka të bardhë dhe e fut fshehurazi në xhep, për të mos u kapur nga kamerat dhe banorët e tjerë. Dolce e cila duket se është në dijeni të situatës, fikson sytë nga kamera dhe i drejtohet produksionit me pyetjen enigmatike: “Kështu mundem?”  dhe ulet poshtë banakut. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bigbrother.clipss (@bigbrother.clipss)

Një situatë e cila nuk është shumë e qartë për publikun, por e mjaftueshme për të aluduar se dy banorët konsumojnë lëndë narkotike brenda shtëpisë me ndihmën e produksionit, e cila ndodhej në qesen që Edi fshehu në xhep.

Tashmë na mbetet vetëm të presim prime-n e mbrëmjes së sotme për të parë shpjegimin e produksionit.