KreuCelebrity

"Olta më ka kërcënuar...", Milaim Zeka: Do ishte bërë skandali më i madh në "BBVK"...

Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë qenë opinionistë në Big Brother VIP Kosova 3. Këtë sezon vendin e tij e ka zënë Leonora Jakupi.

Së fundmi Milaim Zeka në një intervistë për “Prive” ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se Olta Gixhari e ka kërcënuar gjatë sezonit të kaluar. Ndër të tjera u shpreh se nëse ajo nuk do të ishte femër do të kishte ndodhur skandal shumë i madh, por Milaimi nuk merret me femra dhe fëmijë.

"Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother".

Milaimi zbulon se Olta e ka kërcënuar se do të ndalonte kalimin e tij në doganën e Morinës dhe për shkak të situatës u largua nga "BBVK".

“Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në 'BBVK', por s’kam komunikuar me Oltën”.

Por përse Milaimi i tha këto pas kaq muajsh, pikërisht tani që nisi sezoni i ri i "BBVK" dhe Olta është përsëri opinioniste. A është qëllimi i tij të zbulojë të vërtetën apo thjesht të dëmtojë imazhin e saj sepse ajo është përsëri opinioniste dhe ai jo?