KreuCelebrity

Ish-e dashura e konkurrentit të BBVK: Më duhet përkthyes për të kuptuar ish-in tim!

Ish-e dashura e konkurrentit të BBVK: Më duhet përkthyes për

Michelle, ish-partnerja e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihajt, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një kërkesë të pazakontë: Ajo po kërkon një përkthyes nga shqipja në italisht për t’u informuar për gjithçka që ndodh brenda shtëpisë më të famshme të vendit.

Përmes një videoje të publikuar online, Michelle shpjegoi se nuk kupton gjuhën shqipe, dhe kjo e pengon të ndjekë zhvillimet që lidhen me Klodin. Ajo kërkon dikë që flet italisht rrjedhshëm dhe që ndjek rregullisht reality show-n, i cili mund t’i përkthejë çdo deklaratë, veprim apo situatë brenda shtëpisë.

Michelle dhe Klodian u njohën përmes pjesmarrjes në show-in e Netflix, Too to Handle në të cilën ata formuan një marrëdhënie me anë të Lanës "moderatorja virtuale" që i mban konkurrentët nën vëzhgim dhe mbron paratë e çmimit!. Ata nuk arritën të dilnin fitues por zhvilluar një marrëdhënie të shkurtër.

“Kërkoj dikë që mund të më tregojë gjithçka për ish-in tim, pasi nuk kuptoj asnjë fjalë nga ajo që ndodh brenda Big Brother Kosova,” tha Michelle.



Kjo iniciativë tregon se ish-partnerja vazhdon të jetë e interesuar për gjendjen dhe sjelljen e Klodit, edhe pas ndarjes së tyre. Ajo e sheh këtë si një mundësi për t’u lidhur me komunitetin shqiptar dhe për të krijuar miqësi të reja me ndjekësit që mund ta ndihmojnë. Ende mbetet për t’u parë nëse dikush do t’i përgjigjet thirrjes së saj dhe nëse Michelle do të arrijë të qëndrojë e informuar për çdo zhvillim brenda Big Brother Kosova.