Gazetari Bled Mane, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me marrëdhënien e tij me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj.
I ballafaquar me pyetjen nëse mes tyre ekziston diçka më shumë sesa miqësi, Mane surprizoi duke zbuluar se i ka bërë Shqipes një propozim shumë konkret: të bëhen prindër – madje jo një herë, por tre herë radhazi. Ai shpjegoi se ideja e tij lidhej me moshën dhe me bindjen se kombinimi i karaktereve të tyre do të sillte në jetë një fëmijë “shumë të veçantë”.
“Tre herë i kam kërkuar Shqipes të bëjmë një fëmijë. E shoh që edhe asaj po i kalon koha… dhe gjithmonë kam menduar se një fëmijë me tiparet e mia dhe të saj do të ishte shumë simpatik: tolerant si babai dhe pak më agresiv si nëna,” tha Mane.
Ai shtoi se propozimi nuk kishte të bënte me martesë, por me bindjen e tij se një raport fizik dhe prindërimi mund ta ndihmonte Shqipen të bëhej më e qetë dhe më e tokëzuar.
“Të kisha një fëmijë me Shqipen – natyrisht, me gjithë kontaktin fizik që do të përfshinte kjo – mendoja se ndoshta do ta zbutte pak, do ta ulte me këmbë në tokë,” u shpreh ai.
Megjithatë, gazetari pranoi se Shqipe Hysenaj i ka refuzuar të tria propozimet. Ai e mbylli deklaratën me një koment kritik, duke thënë se sipas tij, “Shqipja nuk sakrifikon, i do gjërat e gatshme.”

