Prime i djeshëm i "BBVK" ka pasur shumë emocione dhe tension, nga historia e jetës së Elionës, tek debatet dhe largimi i papritur i Linda Reit. E jo vetëm kaq, por nuk e prisnim që mbrëmjen e djeshme të hynte në shtëpi një banor i ri, i cili është këngëtari Labinot Rexha.

Labinot Rexha është bërë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Kosova.Vendimi erdhi pas një televotimi ku publiku pati mundësinë të shprehë nëse dëshironte ta shihte atë brenda shtëpisë më të famshme në vend, të cilët treguan një mbështetje të madhe.
Kujtojmë se përpara nisjes së edicionit, Labi për të tërhequr vëmendjen e produksionit dhe publikut, organizoi protestën para Klan Kosovës, e cila mori shumë vëmendje mediatike, ku kërkonte hapur të ishte pjesë e shtëpisë e Big Brother.
-
Linda Rei braktis "BBVK", akuza të rënda ndaj produksionit!
25 Nëntor, 10:46 -
Vritet këngëtarja e njohur latine, ekzekutohet me armë zjarri!
25 Nëntor, 10:19


