KreuBusull

Vritet këngëtarja e njohur latine, ekzekutohet me armë zjarri!

 

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin muzikor latino dhe qytetin e Los Angeles-it: Maria De La Rosa, 22 vjeç, e njohur si DELAROSA, u qëllua për vdekje në një sulm “në stil ambushe” (ambush-style) të shtunën më 22 nëntor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:25 mëngjesin në Bryant Street pranë Tampa Avenue, në lagjen Northridge të Los Angeles. Dëshmitarët raportojnë se dy burra të panjohur iu afruan një makine të parkuar dhe filluan të qëllojnë, duke qëlluar disa herë rumo automjetin. 

Brenda makinës ishin tre persona, përfshirë De La Rosa. Të tre u plagosën; Maria mori plagë fatale dhe ndërroi jetë në spital. Dy viktimat e tjera janë në gjendje kritike

DELAROSA, e cila ka pak më shumë se 40,000 fansa në Instagram, sapo kishte filluar të depërtonte në skenën e muzikës latine, duke publikuar këngën e saj “No Me Llames” në gusht.