KreuBusull

Ndërprerje masive e internetit: Platforma X dhe Cloudflare bien për mijëra përdorues

Ndërprerje masive e internetit: Platforma X dhe Cloudflare bien për

Platforma e mediave sociale X (më parë Twitter) u përball me një ndërprerje masive për mijëra përdorues, sipas të dhënave nga Downdetector, një situatë që duket të jetë lidhur me një problem teknik më të gjerë në shërbimet e infrastrukturës së internetit të ofruara nga Cloudflare.

Sipas raportimeve, më shumë se 5,600 persona sinjalizuan probleme me platformën X këtë të martë. Por problemi u shtri shumë më gjerë, duke prekur shërbime të tjera të mëdha online.

Cilat shërbime u prekën?

Ndërprerja në Cloudflare, një kompani kyçe e infrastrukturës së uebit që ofron mjete për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe siguron funksionimin e faqeve në internet, pati një efekt domino. Përdoruesit e faqeve si X dhe faqja e rishikimit të filmave Letterboxd panë një mesazh gabimi që tregonte se faqja nuk mund të shfaqej, por gjithashtu dhe shumë faqe të tjera informative u prekën nga kjo gjë.

Platforma të tjera që përjetuan ndërprerje, sipas Downdetector.com, përfshinin:

OpenAI
Facebook
AWS (Amazon Web Services)
Canva
Spotify
League of Legends
Madje, edhe vetë faqja e monitorimit të ndërprerjeve, Downdetector.com, u prek nga problemet teknike.

Reagimi i Cloudflare dhe analiza e situatës

Cloudflare konfirmoi problemin, duke deklaruar:

"Ne po punojmë për të kuptuar problemin e plotë dhe për ta zgjidhur sa më shpejt. Më shumë përditësime do të vijnë së shpejti."

Më vonë, kompania shtoi se shërbimet po rikuperoheshin, por paralajmëroi se klientët mund të vazhdonin të shihnin "shenjagabimi më të larta se normalja".

Burimi: SkyNews