KreuBusull

Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta, nderohet nga motoristët në ditëlindjen e tij

Në ditën që do të festonte 19-vjetorin e lindjes, rrugët e Durrësit u mbushën me “zërin” e motorëve dhe lot dashurie e pikëllimi për Troivgin “Troy” djalin e jashtëzakonshëm që u nda nga jeta vetëm 17 vjeç.

Dy vite më parë, një aksident rrugor e mori nga krahët e prindërve të tij, duke lënë pas një boshllëk të papërshkrueshëm.
Babai ishte larg në Turqi dhe nuk mund të ish te pranë tij në momentet e fundit, ndërsa e ëma ka jetuar dy vite të tëra e mbyllur në shtëpi, duke u përballur me një dhimbje që pothuajse e shkatërroi, duke tentuar 17 herë të shpëtojë nga pesha e humbjes së të birit.

Por sot, dhimbja u shndërrua në dashuri, përkujtim dhe me një gjest për të nderuar 17-vjeçarin i cili kishte pasion motorët.
Motoristë nga Shkodra, Tirana, Vlora, Durrësi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe madje edhe nga Italia dhe Mali i Zi, pjesë e Steelwings MC Albania së bashkë me TroyMotorAlbania, u mblodhën për Troy-n, për ta përkujtuar në mënyrën më të veçantë: me një paradë që kalon rrugët ku ai kishte qeshur, ëndërruar dhe jetuar.

Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,

Vargu i gjatë i motomjeteve ndaloi pranë shtëpisë së tij në Shkozet dhe shëtitores “Taulantia”, duke shndërruar dhimbjen në nderim ndonëse pengun për një djalë që humbi në lule të rinisë është i madh.

Çdo motor, çdo tingull, çdo kthesë rrugësh ishte një mesazh i qartë: “Troy, ne nuk të harrojmë. Ti je gjithmonë me ne.”Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,Parada e Engjëllit: Troy, 17 vjeçari që u nda nga jeta,

Në një postim prekës,  shkruhej:
“Ne qytetin ku u rrite, ku qeshe, ku dashurove… sot, të tjerë burra me zemër të madhe e bënë për ty, Troy. Shkodra, Tirana, Vlora dhe Durrësi u bënë bashkë për ty, për të shndërruar lotët në kujtime dhe dashuri. Parada më e bukur e dashurisë, për ditëlindjen tënde Troy.”

Një falënderim i veçantë shkon për Klodin dhe Elona-n nga TroyMotorAlbania, që ndihmuan që kjo paradë të bëhej realitet dhe të mbushte pak zemrën e dhimbshme të familjes.

Ndërsa motorët kalonin dhe lotët rridhnin, ishte e qartë: Troy nuk është vetëm një kujtim. Ai është një zjarr dashurie që nuk shuhet, një engjëll që fluturon mes rrugëve që e deshi, një djalë që jeton përjetësisht në çdo zemër që e mban mend.

Tags:

durrës