
Në prime-n e djeshëm të "BBVK", Linda Rei ka qenë përsëri protagonsite e dramave të javës. Pas shumë tensioneve mbrëmjen e djeshme, Linda vendosi ta braktiste garën dhe u largua nga BBVK.
Linda refuzoi të pranonte nominimet dhe i kërkoi produksionit largimin nga shtëpia, duke u justifikuar me arsye shëndetësore. Ajo shprehu gjithshtu se disa kërkesa të saj personale nuk ishin marrë parasysh nga produksioni dhe nuk mund të qëndronte më shumë në atë shtëpi.
Të gjitha këto akuza u hodhën poshtë nga Alaudin Hamiti, por gjithsesi nuk arritën të ndryshonin vendimin e Lindës, e cila prej mbrëmjes së djeshme nuk do të jetë më banore e shtëpisë.
-
Vritet këngëtarja e njohur latine, ekzekutohet me armë zjarri!
25 Nëntor, 10:19 -
Horoskopi ditor, e martë 25 nëntor 2025
25 Nëntor, 10:10


