KreuCelebrity

Surpriza e BBVK4: Dolce udhëton drejt “Grande Fratello”-s

Surpriza e BBVK4: Dolce udhëton drejt “Grande Fratello”-s

Reality show-i Big Brother VIP Kosova 4 ka konfirmuar zyrtarisht shkëmbimin e banorëve me programin e famshëm italian “Grande Fratello”, një hap që është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm për rritjen e ndikimit të formatit shqiptar.

Lajmi u bë i ditur nga moderatori Alaudin Hamiti gjatë Prime-t të tretë, ku ai njoftoi se të premten do të realizohet një shkëmbim i një prej banorëve të shtëpisë.

Opinionistët e programit e cilësuan këtë iniciativë si një veprim të duhur dhe tepër pozitiv për spektaklin, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë pritej prej kohësh.

Banorja që do t’i bashkohet për një javë reality show-t italian është Dolce. Ajo shihet si një nga personazhet më të përshtatshme për t’u përfshirë në formatin e shumëkomentuar italian, për shkak të energjisë së saj, karakterit dhe ndikimit që ka krijuar brenda shtëpisë së BBVK-së.

Se si do të shfaqet Dolce në “Grande Fratello” dhe çfarë dinamike do të sjellë gjatë qëndrimit të saj njëjavor, mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndërsa publiku pritet ta ndjekë me interes këtë eksperiencë unike televizive.