
Elijona Binakaj, banorja më e vogël e "BBVK", njihet edhe për historinë e dhimbshme dhe të trishtë të saj, pasi para disa kohësh ka humbur nënën dhe motrën në një aksidentë në Kroaci.
Mbrëmjen e djeshme është treguar rrëfimi i saj i ngjarjes se si kishte ndodhur aksidenti, një moment i cili i ka përlotur të gjithë dhe mund të themi se ishte historia më e trishtë që kishim dëgjuar ndonjëherë nga banorët e "BBVK".
Elijona ka treguar se ka qenë duke udhëtuar me mamin dhe 2 motrat me autobus drejt Kosovës, një rrugë që duhej të ishte e gëzueshme, por që u shndërrua në fatkeqësi.
“Sapo jemi nisur, mezi prisnim të arrinim. Nuk ka pasur më të lumtur. Më 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëzit duke bërtitur… dhe veç mbaj mend që u gjenda krejt vet dhe vinte një erë e keqe, era gjak..." rrëfeu Elijona.
Ajo tregoi se vet dhe motra e vogël nuk ishin lënduar shumë, por motra e madhe po, ndërsa për mamin kanë qenë duke e kërkuar por për të ishte tepër vonë.
“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e kam gjetur telefonin e mamit. E kam thirr babin dhe i kam thënë që kemi pasur aksident. Babi u nis menjëherë për në Kroaci. Për mamin dihej se kishte ndërruar jetë, por për motrën kishim shumë shpresë", tha ajo.
-
-
Kush është banori i ri që iu bashkua shtëpisë së "BBVK"?
25 Nëntor, 11:00


