KreuCelebrity

Leonora Jakupi shpërthen në lot në BBVK, jep mesazhin e fortë: Bëni gjithçka për hir të fëmijës!

Leonora Jakupi shpërthen në lot në BBVK, jep mesazhin e

Big Brother Vip Kosova mbrëmjen e djeshme ishte i mbushur me momente të ndryshme nga më pikantet tek ato më emocionalet.

Në një nga momentet më emocionale të këtij Prime-it të Big Brother VIP Kosova 4, opinionistja Leonora Jakupi nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka komentuar historinë e jetës së konkurrentes Elijona Binakaj.

Jakupi u shpreh se ishte tronditur thellë pasi kishte lexuar lajmet në media lidhur me humbjet e rënda që ka përjetuar Elijona, konkretisht motrën dhe nënën.

Ajo tha se informacionet që qarkullonin për të i prekën “shpirtin”, duke e bërë të reflektojë për dhimbjen që fshihet pas historisë së saj.

“E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tona, hyna me hulumtu për jetën e Elijonës. Vërtetë ato që shkruheshin për të, mua ma thanë shpirtin”, u shpreh e emocionuar Leonora.

Ajo theksoi se përveç dhimbjes së madhe që Elijona mban për humbjen e nënës, edhe mënyra si janë trajtuar ngjarjet në media ka qenë e rëndë dhe tronditëse për të. Jakupi bëri një apel të fortë për prindërit që kalojnë nëpër ndarje apo sfida familjare:

“Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që, për hir të fëmijës, bëni gjithçka. Kur e humb një prind është diçka që nuk kthehet më, ke për të jetuar me atë dhimbje tër jetën, por kur e ke gjallë dhe kur nuk e ke dashurinë e tij është shumë e rëndë"

Ndërkohë, brenda shtëpisë, Elijona ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, duke ndarë detaje për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident një moment që preku si publikun, ashtu edhe opinionistët dhe banorët.

Ky episod shënoi një nga momentet më emocionale të sezonit, duke hapur diskutime të gjera për ndjeshmërinë, trajtimin e traumave dhe rolin e prindërve në jetën e fëmijëve.