KreuCelebrity

Shuarja e "dëshirës për ushqim": Si funksionojnë (nisur nga truri) ilaçet e reja për humbje peshe si Ozempic!

Shuarja e "dëshirës për ushqim": Si funksionojnë


Janë ilaçe agoniste të GLP-1, të afta të frenojnë dëshirat për ushqim: atë maminë obsesive se çfarë të hamë, sa dhe kur. Dhe ato po revolucionarizojnë mënyrën se si e shohim obezitetin.
"Por a është kjo ajo që ndiejnë njerëzit normalë?" Pyetja e Agnesës erdhi disa javë pasi filloi terapinë me një nga ilaçet e reja për humbje peshe, të ashtuquajturit agonistë GLP-1, si semaglutidi dhe tirzepatidi, ato për të cilat të gjithë flasin me njërin prej tyre, Ozempic, të zhvilluar fillimisht për diabetin dhe tani përdoren edhe për të trajtuar obezitetin. Për herë të parë në jetën e saj, zhurma në sfond që lidhej me ushqimin - çfarë të hante, sa, kur, dëshira, planifikimi, ndonjëherë faji - papritmas ishte zhdukur. Heshtja kishte rënë në kokën e saj. “Gjatë gjithë jetës sime, ushqimi, pesha, pamja fizike të kenë qenë të vetmet gjëra që kishin rëndësi. Në vend të kësaj, tani mund të përqendrohem në gjëra të tjera. Tek vetja”, shprehet ajo. Logjika e këtyre ilaceve është përqëndrimi tek rrënjët e problemit, duke i kërkuar ato që tek truri.

Mbërritja e këtyre barnave në treg ishte tronditëse, por gjëja vërtet interesante është se ato na lejuan të shihnim një sëmundje që për një kohë të gjatë mbeti e fshehur pas idesë se shtimi ose humbja e peshës ishte thjesht çështje vullneti, shprehen ekspertët. Këto ilaçe nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë për të gjithë, dhe deri më sot, nuk mund të parashikojmë se çfarë ndodh kur ndërpritet marrja e tyre. As nuk mund ta dimë se cilat mund të jenë efektet anësore të përdorimit të zgjatur gjatë dekadave.

Por, pavarësisht efektivitetit të tyre individual, pasojat anësore apo kostos ende të lartë për shumë njerëz, ato po ndryshojnë mënyrën se si e shohim obezitetin. Dhe për njerëz si Agnese, e cila sot thotë se ndihet "më në fund e lirë nga zhurma", ato vërtet po ndryshojnë gjithçka.