KreuCelebrity

Një vit e tetë muaj burg për Chiara Ferragni-n? Ka paguar më shumë se 3.4 milionë euro...

Prokuroria paraqiti këtë mëngjes kërkesën e saj në Gjykatën e Milanos: Ferragni hyri në godinë para hapjes së zyrave për të shmangur fotografët. Është kërkuar gjithashtu dënim edhe për ish-bashkëpunëtorin e saj më të afërt, Fabio Damato. 

Për akuzën e mashtrimit të rënduar, Prokuroria e Milanos kërkon që Chiara Ferragni “të dënohet me një vit e tetë muaj burg”. Kjo kërkesë u paraqit sot, më 25 nëntor, nga prokurori Eugenio Fusco gjatë seancës paraprake që lidhet me skandalin e panetones Balocco dhe vezëve të Pashkëve të markës Dolci Preziosi. Produktet ishin promovuar nga agjencia e influencueses si të përfshira në dy fushata të ndryshme bamirësie

 Ndërsa për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia, prokuroria ka kërkuar një vit burg. Seanca e ardhshme është caktuar më 5 dhjetor, ku avokatët mbrojtës Marcello Iannaccone dhe Marcello Bana do të paraqesin argumentet e tyre dhe do të kërkojnë shpalljen e pafajësisë.

 Në total, përfshirë gjobat e Autoritetit të Konkurrencës dhe kërkesat për dëmshpërblim, Chiara Ferragni ka paguar tashmë 3.4 milionë euro, edhe para se procesi të kalonte në fazën kryesore.

 Për akuzën e mashtrimit të rënduar, dënimi mund të shkojë nga një deri në pesë vjet burg. Faktorë që mund të zvogëlojnë dënimin përfshijnë dëmshpërblimet që janë bërë dhe mungesën e precedentëve penalë të të treve. Ferragni ishte e pranishme në sallë, por për të shmangur fotografët u fut në gjykatë përpara hapjes zyrtare të ambienteve.