Seriali i Ryan Murphy-t me protagoniste Kim Kardashian, All’s Fair, ka marrë dritën jeshile për sezonin e dytë në Hulu, edhe pse kritikët e quajtën si një nga serialet më të këqija të vitit. Në Rotten Tomatoes, seriali nisi me 0% dhe tani qëndron vetëm 3%, por pavarësisht kësaj, vetëm tre javë pas premierës, Hulu konfirmoi sezonin e ri.
Sekreti? Shikueshmëria dhe ndikimi i mediave sociale. Në tre ditët e para, shfaqja grumbulloi 3.2 milionë shikime globalisht dhe krijoi mbi 7 miliardë impresione në rrjetet sociale. Kim Kardashian, e cila luan avokaten Allura Grant, u bë motor i këtij suksesit, duke tërhequr audiencën për shkak të famës së saj dhe karizmës në ekran.
Sezoni 1, dhe sidomos Episodi 5, nxjerr në pah obsesionin e karakterit Carr (Sarah Paulson) ndaj suksesit të Allura-s, duke treguar se si xhelozia dhe refuzimi i së kaluarës mund të çojnë në vendime dramatike, përfshirë alkool, incidente me ligjin dhe aleanca të papritura. Episodi fokusohet në marrëdhënien e Carr me vajzën e saj dhe lidhjet e saj profesionale, duke shfaqur një dramë të fuqishme ligjore dhe personale.
Kritikët mund të mos e pëlqejnë, por audienca është e mahnitur. Rotten Tomatoes Audience Score është 66%, dhe seriali arriti vendin e parë në tabelat e shikueshmërisë të Hulu.
Analistët mendojnë se Murphy po ndërton një franchise të ri, ngjashëm me American Horror Story, duke përdorur Kardashian si një yll kryesor që mund të bëjë serialin të zgjasë shumë sezone. Kritikët mund të mos e pëlqejnë, por audienca po i jep serialit jetë të gjatë.
Sezoni i parë është në dispozicion në Hulu dhe Disney+, me episodet e reja çdo të martë deri më 9 dhjetor 2025.
