Drama mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka mbetur pas kamerave as pasi ato u larguan bujshëm nga programi. Përkundrazi, “tensionet” mesa duket janë zhvendosur në Instagram.
Fillimisht qarkulluan thashethemet për një përplasje fizike në prapaskenë, të cilat vajzat i mohuan kategorikisht gjatë transmetimit “live”. Por fakti që vetëm pak ditë më vonë ato u larguan papritur nga ekrani, u interpretua si një konfirmim i heshtur se situata ishte më e rëndë se ç’pretendohej.
Tani, një detaj i ri ka ndezur sërish dyshimet: Enxhi dhe Neada nuk ndiqen më në Instagram. “Unfollow”-i i ndërsjellë, pas një periudhe të gjatë ku ato shfaqeshin kudo bashkë në rrjete, shihet nga fansat si shenja më e qartë se miqësia dhe bashkëpunimi mes tyre është krisur përfundimisht.


