Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka kaluar një moment të jashtëzakonshëm emocional gjatë rolit të saj si opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë Prime-it, artistja nuk arriti t’i përmbante lotët, teksa fliste për historinë e dhimbshme të Elijona Binakajt.
Leonora rrëfeu se pak para spektaklit kishte lexuar lajmet dhe komentet në media për të kaluarën e rëndë të konkurrentes, çka e kishte tronditur thellë. Ajo u shpreh se çdo detaj i publikuar për jetën e Elijonës e kishte goditur drejtpërdrejt në shpirt.
“E mora telefonin dhe lexova lajmet. Fillova të hulumtoja rreth jetës së Elijonës… Ato që shkruheshin për të, mua ma shkrinë shpirtin. Përveç dhimbjes për humbjen e nënës – e cila është e shenjtë – mënyra si përshkruhej gjithçka në media, ku ka qenë, çfarë ka ndodhur… për mua ka qenë tronditëse,” tha Leonora, duke e pasur të pamundur të ndalej së qari.
E ndjeshme ndaj kësaj historie, këngëtarja shfrytëzoi momentin për të dërguar një mesazh të fuqishëm për prindërit që po kalojnë vështirësi apo divorce.
“Le të shërbejë ky Big Brother si mësim për të gjitha nënat dhe baballarët që po kalojnë ndarje. Apeloj: për hir të fëmijës, bëni gjithçka,” – theksoi ajo.
Leonora e pranoi se kjo shpërthim emocionesh lidhej edhe me historinë e saj personale. Edhe pse nuk hyri në detaje, ajo shtoi:
“Njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë sa e rëndë ka qenë.”

