KreuCelebrity

"Ndërrove jetë në krahët e mi...", bashkëshortja e Shpat Kasapit reagon për vdekjen e tij!

 

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Vetëm pak më parë ka reaguar me një postim në Instastory, bashkëshortja e Shpatit, Selvija. Mes hidhërimit Selvija shprehet se Shpati ka ndërruar jetë në krahët e saj.

Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë...

Sa të lumtur ishim më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar dhe askush nuk e di! 

Sa të afërm kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite duke të thirrur babi.... nuk prite Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat

Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty

Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë s ekurrë. Si t'ia shpejgoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante... por pse u ndave nga jeta në krahët emi, pse ma këpute zemrën kështu o jetë?

Inshallah takohemi në xhenet.. Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne 

"Ndërrove jetë në krahët e mi...",