
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Para pak ditësh, Shpati ishte konfirmuar se do të ishte pjesë e spektaklit më të madh reality show, “Big Brother Albania VIP 5”, që do të niste edicionin e ri këtë dhjetor, por fatkeqësisht u nda nga jeta.
Kohëve të fundit, këngëtari pati një periudhë të ndjeshme në jetën e tij private, ku mediat kanë spekuluar për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja Selvija.
-
TRONDITËSE! Humb jetën këngëtari i njohur SHPAT KASAPI!
26 Nëntor, 09:39 -


